“Mbape duhet edhe të mbrojë”, këshilla e Suarezit: Çabi Alonso është i duhuri për skuadrën madrilene

Real Madridi në krizë. Çabi Alonso është një nga ata që u veçua për këtë situatë, ndoshta kryesori, por edhe lojtarët janë nën vëzhgim. Edhe Kilian Mbape, pavarësisht rekordit të tij spektakolar të shënimit të golave, nuk është përjashtim. Për të dhënë një shembull konkret, Esteban Suarez, ish-portier i Real Oviedos, Atletikos së Madridit dhe Sevijas, ndër të tjera është shprehur.
“Mbape dhe Vinicius nuk bëjnë presion, jo sepse u mungon forca apo përqendrimi, por sepse u mungon aftësia. Ata nuk janë mësuar me atë lloj mbështetjeje që duhet ti japin mbrojtësve”. Ai gjithashtu pyeti: “Le të supozojmë se Çabi nuk qëndron dhe vjen një trajner i ri. Çfarë mund të ndryshojë? Çfarë mund të përmirësohet? Çfarë zgjidhjesh ka? Realisht asnjë.
Atëherë është më e lehtë të ndryshojnë mentalitet lojtarët se sa të vijë një trajner i ri me ide she skema të reja. Në kushtet aktuale trajneri i Realit Çabi Alonso është i duhuri për skuadrën madrilene” – ka përfunduar opinionin e tij ish portieri i shumë skuadrave, Esteban Suarez.
-
FOTO/ Përfshihet nga flakët një automjet te rrethrrotullimi i Liqenit
24 Dhjetor, 23:58 -
-
-
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




