Përplasi qëllimisht me makinë katër persona në Shkodër/ Prokuroria kërkon arrestimin e autorit, ishte nën ndikimin e alkoolit gjatë konfliktit të çastit

13 Qershor 2026, 10:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasi qëllimisht me makinë katër persona në

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar arrestimin e Sibuel Durrësit, pasi pak ditë më parë, nën efektin e alkoolit përplasi qëllimisht me makinë katër persona në Shkodër.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër urdhëron ndalimin e shtetasit Sibuel Durrësi, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë.

Rezulton se, ky shtetas më datë 07.06.2026, pas një konflikt, nën efektin e pijeve alkoolike, ka tentuar të përplasë me automjet disa persona, duke ju rrezikuar jetën.

Fillimisht, nga shërbimet e policisë kjo ngjarje është raportuar si aksidentale, por pas veprimeve hetimore të thelluara dhe publikimit në media të videos së ngjarjes të dalë rishtazi, nga Prokurori është urdhëruar ndalimi i shtetasit Sibuel Durrësi, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë.

 

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi