Përplasje me armë zjarri në Itali, marokenët hapin zjarr ndaj të rinjve shqiptarë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur
9 Mars 2024, 21:18 / AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Aldo Moros në Frosinone të Italisë, duke lënë një viktimë dhe tre të plagosur, të gjithë shqiptarë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 përpara një kafeneje, e cila në momentin e të shtënave ishte e mbushur me klientë.
Dyshohet se grupi i të rinjve nga Shqipëria është përballur me një grup tjetër marokenësh të cilët mbërritën me makinë pranë lokalit dhe pas një debati me tone të larta hapën zjarr.
Sipas mediave italiane dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan të shtënat papritur dhe menjëherë panë trupat në tokë.
Sakaq shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të zbardhur ngjarjen.
-
-
Aksident në Elbasan-Librazhd, 4 të lënduar
9 Mars, 19:12 -
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


