
Plagosën me armë shqiptarin në Selanik, një në pranga dhe një në kërkim

Është zbardhur një ngjarje e përgjakshme e ndodhur 10 ditë më parë jashtë një dyqani në Neapoli të Selanikut, gjatë së cilës është qëlluar me armë zjarri një burrë me origjinë nga Shqipëria, duke u plagosur në bark dhe duke u shtruar në spitalin e qytetit.
Një 26-vjeçar dhe një 40-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare dhe me precedentë penalë për grabitje dhe drogë, akuzohen si të përfshirë në ngjarjen, e cila duket se ka lidhje me trafikun e drogës. 40-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Selanik. Siç u bë e ditur, ai po ndiqet penalisht për nxitje dhe bashkëpunim në tentativë vrasje.
Sipas informacioneve, autor dyshohet se ka qenë një 26-vjeçar, i cili po kërkohet. Viktima, sipas të njëjtave informacione, ka qenë i ulur me një shok jashtë një dyqani, kur është qëlluar me armë zjarri. Pas qëndrimit në spital për 24 orë, ai doli prej andej.

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128