Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari në Tiranë

Një 15-vjeçar ka përfunduar me plagë në spital këtë të diel, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një piceri tek Ali Demi në Tiranë.
Uniformat blu bëjnë me dije se adoleshent, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital sot rreth orës 17:10, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri.
Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit”, njofton Policia.
Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




