Plagoset minatori në Bulqizë! Transportohet në gjendje të rëndë drejt Traumës

10 Shkurt 2024, 11:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagoset minatori në Bulqizë! Transportohet në gjendje të
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në Minierën e Bulqizës, ku është plagosur një minator.

Mësohet se i plagosuri është 55-vjeçari Bilal Sula me detyrë armator, i cili ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup, teksa ishte duke punuar.

Ngjarja është pikasur nga kolegët e tjerë të cilët kanë njoftuar ambulancën e kanë dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë. Megjithatë, ai raportohet se është në gjendje të rëndë, dhe për këtë arsye është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë policia lokale dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje.

 

Po ndodh...