Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit

6 Qershor 2025, 18:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur

Policia ka bërë me dije se ka gjetur armën e përdorur në krimin e regjistruar paraditen e sotme në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku 56-vjeçari Shpëtim Osma plagosi me armë zjarri komshinjtë e tij, çiftin e bashkëshortëve Sami dhe Nadire Disha.

Autoritetet policore bëjnë me dije se arma e zjarrit tip pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në krim është gjetur e fshehur në një mur dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Autori Shpëtim Osma u arrestua nga Policia, ndërsa çifti i bashkëshortëve Sami dhe Nadire Disha ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, teksa burim i konfliktit mes komshingjëve dyshohet se ka qenë qeni i zhurmshëm, që lehte nëpër lagje.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide