“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen nga partnerja pas “Ferma VIP”

Këngëtari nga Kosova, Ron Zaiti, ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, ka zbuluar se e dashura e tij e ka lënë gjatë kohës që ai ndodhej brenda formatit.
Megjithëse gjatë eksperiencës në fermë ai kishte folur me dashuri dhe siguri për partneren, realiteti jashtë i rezervonte një surprizë të hidhur.
I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, këngëtari tregoi se lajmin e ndarjes e mësoi sapo doli nga reality show dhe e përjetoi si një tronditje:
“Dola dhe e mora këtë lajm, pak shokuese për mua, por që ndodhin…” – u shpreh ai.
Ron theksoi se nuk e sheh vetë pjesëmarrjen në “Ferma VIP” si shkakun e vetëm për ndarjen, duke pranuar se raporti kishte çarje edhe më herët:
“Nuk mendoj që ka qenë vetëm formati arsyeja… kanë qenë disa gjëra që kanë ndodhur më parë.”
Ai pranoi gjithashtu se e kishte pritur një takim jashtë me të, por ajo nuk ishte aty.
“Vazhdova jetën… mora mesazhe dhe e kuptova pse,” tha Zaiti.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




