U aksidentua 3 javë më parë në Prishtinë, 25-vjeçari ndërron jetë në spital
6 Qershor 2025, 18:22 / KOSOVA

Ka ndërruar jetë në spital 25-vjeçari Erdal Tumba, i cili u aksidentua më 18 maj, në fshatin Pouskë të Prizrenit.
Kujtojmë se në aksidentin e 18 majit humbi jetën në vendngjarje edhe Dilge Nanovçe, një nga tre personat që ndodheshin në automjetin e aksidentuar.
25-vjeçari Erdal Tumba u dërguar menjëherë në Spitalin Publik të Prishtinës, ku mori trajtim mjekësor për tre javë, por për fat të keq nuk i mbijetoi plagëve.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, Edber Tumba, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: “E di që je në parajsë, vëllai im i bukur… Thuhet se Allahu i merr herët robërit e tij të preferuar”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




