Debate dhe mungesa e Veliajt në GJKKO, shtyhet seanca për kryebashkiakun dhe 29 të pandehur të tjerë

1 Prill 2026, 10:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Debate dhe mungesa e Veliajt në GJKKO, shtyhet seanca për

Është shtyrë seanca në themel për kryetarin  e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e terë. Në sallë ishin të pranishëm dy prokurorët e çështjes, ndërsa disa të pandehur munguan.

Veliaj nuk ishte i pranishëm personalisht, por kishte dërguar një deklaratë ku shprehej se dëshiron të përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili ishte i pranishëm në seancë. Gjithashtu mungonte edhe Ajola Xoxa, ndërsa mbrojtësit e saj ishin të pranishëm.

Nga ana tjetër, mungonin shumica e të pandehurve të tjerë, ndërsa i vetmi i pranishëm personalisht ishte Elman Abule.

Gjatë seancës, avokati Sokol Hazizaj kërkoi që klienti i tij, Fatmir Bektashi, së bashku me shoqërinë e tij, të gjykohen me procedurë të shkurtuar. Kjo kërkesë shkaktoi kundërshti nga përfaqësuesit e SPAK-ut, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Dado vuri në dukje se gjatë 8 muajve të fundit procesi nuk ka mundur të hyjë në fazën e gjykimit, duke e cilësuar kërkesën si një strategji për të zvarritur çështjen, ndërsa Hazizaj argumentoi se kërkesa ishte e thjeshtë dhe e bazuar në ligj, me qëllim ekonominë gjyqësore.

Avokati Plarent Ndreca theksoi se prezenca e tij nuk ka për qëllim shtyrjen e seancës, por respektimin e procesit të rregullt ligjor dhe se është për ekonomi gjyqësore, por jo në dëm të të pandehurve. Ai gjithashtu u bashkua me kërkesën e avokatit Artan Simoni, i cili mungonte, për të shtyrë seancën deri në praninë e të gjithë të pandehurve.

 

Po ndodh...

ide