SPAK kërkoi rikthimin e tij në burg, Jorgo Goro vetëdorëzohet në policinë e Vlorës

1 Prill 2026, 10:02 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK kërkoi rikthimin e tij në burg, Jorgo Goro

SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goros, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme konfirmoi dënimin me 2 vite burg.

Mbrëmjen e djeshme ai është shoqëruar në policinë e Vlorës.

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se Jorgo Goro i ka mbetur për të vuajtur edhe 6 muaj e 10 ditë burg. Ai u lirua më 29 gusht 2025.

Urdhri për ekzekutimin e burgimit i është kaluar Policisë së Shtetit, por deri tani nuk është zbatuar. Ndërkohë, në Gjykatën e Posaçme, përmes avokatëve mbrojtës, Goro ka kërkuar revokimin e zbatimit të vendimit të burgimit.

Më 25 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 2 vite burg për Jorgo Goron, lidhur me dosjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës.

Më 30 korrik 2025, Goro u dënua me 2 vite burg për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Çështjen ai e apeloi.

Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike.

Ai u kallëzua nga Fredi Beleri, me pretendimin se i kishte dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij, të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos, 4,263 metra katrorë tokë.

 

Po ndodh...

ide