Presidenti i Turqisë, Erdogan përgëzon ekipin kombëtar pas fitores ndaj Kosovës

1 Prill 2026, 08:57 / SPORT ALFA PRESS

Presidenti i Turqisë, Erdogan përgëzon ekipin kombëtar pas

Presidenti Recep Tayyip Erdogan përgëzoi ekipin kombëtar turk për fitoren ndaj Kombëtares së Kosovës në finalen e ‘play-off’-it të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, duke u kualifikuar kështu për Kupën e Botës 2026 për herë të parë në 24 vjet.

Në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026, kombëtarja e Turqisë mposhti Kosovën 1-0 në Prishtinë falë një goli të Kerem Akturkoglu, duke siguruar një vend në Kupën e Botës për herë të parë pas 24 vitesh.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan nuk vonoi shumë dhe e përgëzoi ekipin kombëtar turk me anë të në postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetet sociale.

“I përgëzoj me gjithë zemër Ekipin tonë Kombëtar të Futbollit, "Djemtë" tanë, për mposhtjen e Kosovës në finalen e play-off-it të Kupës së Botës 2026 dhe kualifikimin për në finalet e Kupës së Botës”.

“I uroj Ekipit tonë Kombëtar, i cili do të valëvitë flamurin tonë me yll dhe gjysmëhënë në këtë skenë më të madhe të futbollit pas 24 vitesh, suksese në ndeshjet e grupeve kundër Australisë, Paraguait dhe SHBA-së, dhe më pas në ndeshjet ku shpresojmë të arrijmë në finale”.

“Kemi besim të plotë se "Djemtë" tanë, si gjithmonë, do ta mbajnë fanellën me yll dhe gjysmëhënë nga fitorja në fitore dhe do ta bëjnë kombin tonë krenar”.

“I puth të gjithë sportistët tanë në ballë”, ka shkruar Erdogan në llogarinë e tij në platformën X. 

Po ndodh...

ide