Makina nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, aksidenton mjetin e policisë! Dy efektivë të plagosur!

Një aksion policor i zhvilluar gjatë natës është shoqëruar me ndjekje dhe përplasje, duke lënë të plagosur dy efektivë policie.
Sipas të dhënave paraprake, policia ka tentuar të ndalojë një automjet, por drejtuesi i tij nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke u larguar me shpejtësi.
Ndjekja ka vijuar në disa lagje të qytetit dhe ka përfunduar në Bulevardi Ismail Qemali, ku forcat e policisë kishin organizuar një tjetër pikë bllokimi.
Gjatë ndërhyrjes, një automjet policie që ishte pozicionuar për të ndaluar makinën tip “Golf” është përplasur, duke shkaktuar lëndimin e dy efektivëve.
Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128