Shqipëria humbet miqësoren, Ukraina mposht 1-0 kuqezinjtë

31 Mars 2026, 22:45 / SPORT ALFA PRESS

Shqipëria humbet miqësoren, Ukraina mposht 1-0 kuqezinjtë

Shqipëria është mundur 1-0 përballë Ukrainës në një miqësore, pas eliminimit nga play off-i i Botërorit kundër Polonisë.

Sfida e luajtur në Valencia u dominua nga ekipi ukrainas, me shumë raste të njëpasnjëshme. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Hutsuliak në startin e pjesës së dytë.

Sylvinho zgjodhi të evitonte eksperimentet në këtë sfidë, teksa rrotacioni erdhi vetëm në pjesën e dytë. Kështu Shqipëria e mbyll me zhgënjim aventurën e saj në mars, pas eliminimit nga playt off-i i Botërorit.

Po ndodh...

ide