Të enjten seancë plenare, interpelancë me Lamallarin dhe Ramën

Të enjten mbahet seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në orën 10:00.
Rendi i ditës përmban interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të grupit Parlamentar të PD.
Interperlancë me kryeministrin Edi Rama kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku. Gjithashtu në rend ditë është i përfshirë projektligji për “aderimin e Republikës së Shqipërisë në traktatin e Singaporit mbi ligjin e markave tregtare, bërë në Singapor më 27 mars 2006.
Gjithashtu Kuvendi i Shqipërisë do të zgjedhë të enjten anëtarët e Bordit të Autoritetit të Konkurrencës.
PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE NË DATËN 2.4.2026, ORA 10:00 Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 23 mars – 10 prill 2026,
URDHËROJ: I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 2.4.2026, ora 10:00. 1. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.3.2026. 2.
Njoftime. 3. 4. 5. 6. 7. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.
Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Arian Ndoja. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erald Kapri. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Singaporit mbi Ligjin e Markave Tregtare, bërë në Singapor, më 27 mars 2006″.
Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.1/2025 të Komitetit të Përbashkët, i krijuar nga marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, duke zëvendësuar protokollin II të saj, në lidhje me përcaktimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ”.
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Najrobit për Mbrojtjen e Simbolit Olimpik, bërë në Najrobi, më 26 shtator 1981”. 10. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin parqeve teknologjike dhe shkencore””.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, datë 17.06.2019,“Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të ndryshuar”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.
Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 61/2025, “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”. 15. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 64/2025, “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”. 16. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128