Çmimi i naftës/ Rama: Po hoqëm taksën e qarkullimit, shoferët do e paguajnë 4-fish

31 Mars 2026, 18:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Çmimi i naftës/ Rama: Po hoqëm taksën e qarkullimit,

Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste të Njësisë 7 në Tiranë, u ndal te rritja e çmimit të naftës, si rezultat i konfliktit në Lindjen e Mesme.

Duke folur për strukturën e çmimit të naftës, Rama sqaroi se nëse heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës çmimi do të bjerë, por të gjithë ata që kanë një automjet do të duhet të paguajnë 4-fishin e asaj që paguajnë sot.

“Përtej kësaj ne kemi marrë përsipër të bëjmë një transformim të thellë të të gjithë mënyrës se si zhvillohet aktiviteti në tregun e naftës, duke krijuar një kompani publike që do të marrë përsipër të garantojë rezervën strategjike të naftës. Rezervat strategjike janë shumë të rëndësishme pasi nuk mund të rrezikojmë të mbetemi pa naftë në një kohë të caktuar”, tha Rama.

Po ndodh...

ide