Në Shqipëri kujdesi për të afërmit mbetet në familje/ Sipas Eurostat, vetëm një pjesë e vogël përdor shërbime profesionale

Eurostat ka publikuar disa të dhëna mbi familjet ku të paktën një anëtar ka nevojë për kujdes afatgjatë për shkak të problemeve shëndetësore. Statistikat tregojnë se kjo është një çështje që prek një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në Europë dhe mënyra se si ofrohet kujdesi ndryshon nga një vend në tjetrin.
Në Shqipëri rreth 9% e personave që kanë nevojë për kujdes afatgjatë marrin shërbim profesional në shtëpi, ndërsa pjesa më e madhe rreth 91% e kujdesit ofrohet nga vende të tjera si institucionet dhe familjarët.
Në nivel të Bashkimi Europian, në vitin 2024 rreth 8.5% e njerëzve jetonin në familje ku të paktën një anëtar kishte nevojë për kujdes afatgjatë për shkak të problemeve shëndetësore. Nga këta, 28.3% morën shërbime profesionale të kujdesit në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër u mbështet kryesisht te familja ose te forma të tjera mbështetjeje.
Të dhënat tregojnë gjithashtu dallime të mëdha mes vendeve. Për shembull, më shumë se gjysma e personave që kishin nevojë për kujdes afatgjatë në Danimarkë (63.5%), Qipro(62.9%) dhe Belgjikë (52.9%) mbështeteshin në shërbime profesionale të kujdesit në shtëpi. Në këto vende sistemi i shërbimeve sociale është më i zhvilluar dhe familjet përdorin më shpesh asistencë profesionale.
Nga ana tjetër, ka edhe vende ku kujdesi profesional në shtëpi përdoret shumë më pak. Përqindjet më të ulëta janë regjistruar në Estoni (7.6%), Hungari (8.3%) dhe Poloni(8.5%), ku ashtu si në Shqipëri një pjesë e madhe e kujdesit ofrohet nga familjarët.
Kjo tregon se në shumë vende të Europës Lindore dhe të rajonit, kujdesi brenda familjes mbetet një element i rëndësishëm social dhe kulturor. Në këtë kontekst, Shqipëria rezulton në një situate të ngjashme me rajonin, pasi modeli i kujdesit familjar vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për shumë familje që preferojnë të kujdesen për të afërmit e tyre në ambientin e shtëpisë./SCAN
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128