Rama irritohet pasi i dolën sheshit përplasjet brenda PS: Mediat flasin çfarë i thashë njërës apo tjetrit!

31 Mars 2026, 17:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama irritohet pasi i dolën sheshit përplasjet brenda PS: Mediat

Edi Rama ka reaguar pas raportimeve për tensionet e brendshme në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

I irrituar, kryeministri nuk i mohoi këto episode. Rama tha se iu duk e pabesueshme ajo që u raportua për përplasjet ndërsa i cilësoi si “spektakolare”.

Ai tha se mediat kombëtare u fokusuan tek “çfarë i tha Edi Rama njërës apo tjetrit”, duke anashkaluar problemet reale si çmimi i lartë i naftës megjithatë, është vetë qeveria që përcakton çmimin e naftës përmes Bordit të Transparencës, i cili ndryshon tarifat sipas vendimeve të tij.

“Ishte spektakolare, e pabesueshme edhe për mua që, besoj që nuk ka më çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, që e bëjmë çdo fund muaji, për të diskutuar tema specifike, për të dëgjuar qeveria deputetët dhe anasjelltas, i kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave, shërbimit të kadastrës, ecurisë së reformës në kadastër, etj.

Pastaj flasim për reformën administrative territoriale ku bashkëkryetari prezanton gjithë analizën e bërë këto muaj të të dhënave demografike, financiare, skenarët etj etj, dhe pastaj bëjmë një sesion tjetër për temat e komunikimit dhe për këtë fushatë brenda partisë dhe rreth partisë fillojmë në orën 11 dhe dalim në orën 6 dhe mediat kombëtare, nuk po diskutoj tenxheret e vogla, apo ato të mbushura me helm që në mëngjes, por media kombëtare.

Raportojnë për publikun çfarë i tha Edi Rama njërës e çfarë i tha tjetrit. Natyrisht që shqetësimi nuk është ky. Njerëzit kanë votuar dhe duan të dijnë gjëra të tjera. Janë të shqetësuar për çmimin e naftës, kjo është jeta reale.

Çmimi që rritet si rezultat i një lufte, që as e kemi hapur ne, as na ka pyetur njeri ne për ta hapur dhe që është një luftë kundër një vendi ku ka një regjim armiqësor ndaj nesh si Shqipëri”, u shpreh ai.

Po ndodh...

ide