EULEX-it i zgjatet mandati në Kosovë deri në vitin 2027

Misionit të Bashkimit Europina për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) në Kosovë i është zgjatur mandati deri më 14 qershor 2027.
Kështu është marrë vendim nga Këshilli i Bashkimit Evropian në Luksemburg më 05.06.2025. Sipas këtij vendimi, Komiteti Politik dhe i Sigurisë ra dakord që misioni të zgjatet deri më këtë datë.
Hera e fundit kur EULEX-it iu zgjat mandati ishte më 5 qershor 2023, deri më 14 qershor 2025. Më 4 shkurt 2008, Këshilli miratoi Veprimin e Përbashkët duke themeluar misionin EULEX në Kosovë.
Shuma referente financiare për mbulimin e shpenzimeve të EULEX në Kosovë nga data 15 qershor 2025 deri më 14 qershor 2027 është 170,866,980 euro.
Nga kjo shumë, 64 mijë e 492 980 euro janë për mbulimin e shpenzimeve të misionit në Kosovë, kurse 106 mijë e 374 janë për mbështetjen e procedurave gjyqësore të zhvendosura në një Shtet Anëtar.
EULEX ka ardhur në Kosovë në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë, duke e zëvendësuar misionin e OKB-së, UNMIK, por me kompetenca më të kufizuara.
EULEX-it iu zvogëluan kompetencat edhe më shumë në vitet 2011 dhe 2012 kur Kosovës iu hoq ‘mbikëqyrja ndërkombëtare’ e pavarësisë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
