
“Plaket” edhe ushtria, s’ka rekrutime të reja, qeveria ndryshon ligjin

Vakancat e krijuara mes radhëve të forcave të armatosura, qeveria kërkon t’i plotësojë duke i zgjatur qëndrimin në detyrë të forcës aktive. Nëpërmjet një projektligji të depozituar në Kuvend, kërkohet edhe shtyrja me tre vite e moshës maksimale të pranimit në Forcat e Armatosura, nga 27 në 30 vjeç.
Fenomeni i plakjes së popullsisë ka filluar të shtrijë efektet edhe tek forcat e armatosura. Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj ku kërkon të shtyjë deri në tre vite moshën maksimale për pranimin e ushtarëve të rinj pranë forcave të armatosura, ku sipas këtij propozimi, kufiri kalon nga 27 në 30 vjeç.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky ndryshim kërkohet për plotësimin e nevojave që kanë Forcat e Armatosura për rekrutim, ku shtesa prej 3 (tre) vjetësh do të bëjë të mundur rekrutimin edhe të kësaj moshe, me qëllim plotësimin e nevojave në fakt që ne kemi.
Në relacionin shoqërues, ekzekutivi pranon se mes radhëve të forcave të armatosura janë krijuar vakanca, pasi për çdo gradë, ka një afat maksimal qëndrimi. Plotësimi këtyre vakancave duket se nuk është arritur të bëhet me kontingjent të ri ushtarak.
Sipas dikasterit të mbrojtjes, si pasojë e uljes së numrit të rekrutimit del e nevojshme mbajtja e personelit që kemi në fakt dhe shmangia e shtyrjeve të herëpashershme që bëhen për shkak të mungesave dhe boshllëqeve që krijohen në kompletim për arritjen e kapaciteteve operacionale të kërkuara.
Nisma ligjore e qeverisë, parashikon gjithashtu se për nevojat e saj, Forcat e Armatosura kanë të drejtë të kthejnë në shërbim aktiv ish-oficerë, nënoficer apo edhe ushtarë me qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale./A2CNN

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128