
Pluhuri saharian mbulon Shqipërinë, a ka efekte të dëmshme në shëndet?

Pluhuri saharian ka mbuluar këtë të mërkurë Shqipërinë. Masat e rërës ardhur nga Afrika si pasojë e stuhive të forta të erës e kanë ngjyrosur qiellin thuajse në të kaftë, aq sa Tirana nga Dajti mezi u shqua. Për pasojë, cilësia e ajrit në kryeqytet sipas IQair tejkaloi gati me 10 herë normat e OBSH-së.
Përveç bezdisjes në frymëmarrje, ekspertët e mjedisit thonë se nuk ka efekte të dëmshme në shëndet. Ndërsa sinoptikanët lajmërojnë se një situatë e tillë është kalimtare pasi pritet të zgjasë vetëm një ditë.
“Është një ndotje e ajrit e përkohshme, do të qëndrojë të paktën deri sonte në mbrëmje. Gjatë natës, një front i ftohtë me reshje intensive do përfshijë Shqipërinë, me rënien e reshjeve do kemi pastrim të ajrit dhe grimcave të Saharasë”, tha Lajda Porja për tv Klan.
Nxehtësia e rërës ka sjellë edhe një rritje të menjëhershme të temperaturave.
“Është një mot mbytës. Dje kemi regjistruar 19-20, sot 28 gradë.”
Moti do të përmirësohet nga pjesa e dytë e ditës së enjte.
“Do kemi normalizim të situatës, madje do të kemi të premten, fundjavën dhe fillimin e javës tjetër me diell.” Pluhuri afrikan mbuloi këtë të mërkurë gjithë Mesdheun Lindor.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128