“Plumbi i Artë” në GJKKO, Nuredin Dumani vijon rrëfimet: Nuk i jam përgjigjur të korruptuarve Ajazi, Vocaj e Çipa...

25 Mars 2025, 11:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Plumbi i Artë” në GJKKO, Nuredin Dumani vijon

Në seancën e kësaj të marte të dosjes “Plumbi i Artë”, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar të dëshmojë para avokatëve të të pandehurve.

Radhën për të bërë pyetje në seancën e sotme e kishte avokatia e Altin Ndocit.

Nuredin Dumani: "Në momentin e ndalimit më kanë marrë në pyetje drejtori i Elbasanit dhe unë nuk i jam përgjigjur të korruptuarve. Fillimisht më kanë çuar në spital të Fierit dhe pastaj te “Ushtaraku” (Në Tiranë)!

Të pasnesërmen më kanë ardhur Kreshnik Ajazi, Tonin Vocaj dhe Çipa, drejtori i Policisë Elbasan. Nuk kam firmosur asgjë. Pas arrestimit, deklarimin tim të parë e kam bërë te spitali i burgut dhe aty kam firmosur".

 

Po ndodh...