
"Do të publikohen sot"/ Pas bisedimeve SHBA-Rusi në Riad për luftën në Ukrainë, palët dalin me një deklaratë të përbashkët!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia ranë dje dakord për një deklaratë të përbashkët në bisedimet për luftën në Ukrainë, raportuan mediet ruse.
“Deklarata e përbashkët do të publikohet sot”, njoftuan agjencitë shtetërore të lajmeve TASS dhe “Ria Novosti”, duke cituar burime nga delegacioni rus. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.
Përfaqësuesit e SHBA-së dhe Rusisë ishin në bisedime për rreth 12 orë në kryeqytetin saudit, Riad.
Takimi, i mbajtur me dyer të mbyllura në hotelin “Ritz Carlton”, ishte menduar të fokusohej në sigurimin e një armëpushimi – si hapi i parë drejt përfundimit drejt fundit të luftës 3-vjeçare në Ukrainë.
Delegacioni rus udhëhiqej nga Grigory Karasin, kreu i komitetit të Punëve të Jashtme në Këshillin e Federatës Ruse, dhe Sergej Beseda, një zyrtar i lartë i inteligjencës dhe i besuari i ngushtë i presidentit Vladimir Putin.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide

Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?

I ka pjellë me Bashën

SPAK shpresa e shqiptarëve për çlirimin e demokracisë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128