“Po na nxjerrin në rrugë të madhe!”/ Aksioni i IKMT-së në Theth, banori me aftësi të kufizuara shtrihet para fadromës: Këtu do vdes! Kam 200 milion lekë...

9 Korrik 2025, 15:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bekim Koçeku, një prej banorëve të Thethit është shtrirë para fadromës dhe pranë karriges së tij me rrota në shenjë proteste për të kundërshtuar prishjen e shtëpizave prej druri nga IKMT.

Mes lotësh ai ka deklaruar për mediat se është në borxh 200 milion lekë për ndërtimin e 5 shtëpizave të tij, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Shkodrës Benet Becit të shtrojnë rastin.

Ai thekson se shtëpizat e tij të ngritura me para të marra borxh e kredu, janë prej druri dhe jo prej betoni, ndësa shton se: “Deri në ekstrem do arrijmë, unë i vdekur jam”.

Bekim Koçeku: I bëj thirrje shtetit të vijë  të vërë dorë, janë duke na prish shtëpiat, duke na nxjerr në rrugë të madhe. Po e shohin vet, janë druri të gjitha. I kam bërë më kredi. Thirrje Edi Ramës, Benet Becit, të shohin çfarë po bëjmë. Deri në ekstrem do arrijmë, unë i vdekur jam, kam 200 milion lekë borxh, kam ndërtuar 5 shtëpia druri. Ku të mbytem unë. Çfarë është ky muhabet.

“Po na nxjerrin në rrugë të madhe!”/ Aksioni iMotra e Bekim Koçeku

Ndërkohë, edhe motra e Bekimit është shprehur për mediat se këto 5 shtëpiza të familjes së saj nuk janë ndërtuar me beton, por me dru dhe janë ngritur në tokën e tyre.

“Edhe nëse vdesim këtu, këtë tokë nuk e lëshojmë. Toka është e babës, e gjyshit. Kulla e ngujimit është e Zef Koçekut, baba jem është Kol Koçeku. Ne jemi nga Thethi dem baba dem, a se kemi blerë as e kemi zënë”, tha ajo.

Motra e Bekim Koçekut: Jam motra e Bekimit, kemi ndërtuar 5 shtëpia, ka hyre Bekimi me kredi, ka lënë pensioni me ndihmua vëllain dhe njerëzit e tij. Edhe nëse vdesim këtu, këtë tokë nuk e lëshojmë. Toka është e babës, e gjyshit. Kulla e ngujimit është e Zef Koçekut, baba jem është Kol Koçeku. Ne jemi nga Thethi dem baba dem, a se kemi blerë as e kemi zënë. Na kanë thënë me ndërtua shtëpiat pa betone, as ka beton, asgjë, barake dërrasash. Këto janë pa beton. Shikojë bekimin, pa duar pa këmbë, e kana vrarë boll, po e vret dhe shteti. Në fadromë do rrimë, aty do vdes!

 

Po ndodh...