Policia ndalon Aurel Mehajn, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, ja çfarë dyshohet

Policia e Elbasanit ka ndaluar Aurel Mehjan, dhëndrin e ish kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini.
Sipas burimeve zyrtare, Mehaj është ndaluar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bënë me dije se Mehaj është ndaluar pasi ka kanosur për shkak të detyrës duke goditur me makinën e tij një punonjës policie në qytetin e Elbasanit ndërsa zhvillohej Kupa “Dita e Verës ” në Çiklizëm.
Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në Bulevardin kryesor të Elbasanit, ndërsa aktualisht policia po kryen veprime hetimore.
Aurel Mehja, sipërmarrës në Elbasan është dhëndëri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdin. Mehja prej disa javësh është emëruar drejtor Kabineti në Këshillin e Qarkut Elbasan.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


