Prangoset krye-menaxheri i lotove dhe basteve “CR7” e “333” Lendi Palaj, i përfshirë në sherrin e dhunshëm te “Ali Demi”

2 Korrik 2025, 12:23 / AKTUALITET ALFA PRESS
Prangoset krye-menaxheri i lotove dhe basteve “CR7” e

Është arrestuar nga policia e Tiranës, Ledi Palaj, person i shpallur në kërkim për ngjarjen e qershorit 2025 e ndodhur në zonën e "Ali Demit".

Pas shumë ditësh, Lendi Palaj, i njohur si menaxheri fantazmë i lokaleve të basteve “333” dhe “CR7” është arrestuar.

Në njoftimin zyrtar, policia dha vetëm inicialet dhe gaboi vitin e ngjarjes, por burime të sigurta konfirmojnë se bëhet fjalë për Njulend Palajn, i quajtur ndryshe Lendi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Nj. P., 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale ”Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” ,” Prodhim dhe mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Kanosja”. Ky shtetas u shpall në kërkim me datë 10.06.2024, si i dyshuar i përfshirë në një konflikt në rrugën “Ali Demi”.“- njoftoi policia.

Palaj nuk figuron në QKB me kompani të regjistruara, por konsiderohet “truri” i lokaleve ku lulëzojnë bastet sportive, pavarësisht ndalimit me ligj.

Po ndodh...