Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në burg të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj
16 Janar 2024, 14:29 / AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj, duke kërkuar rikthimin e tij në burg dhe ekzekutimin e kërkesës së Gjykatës Speciale të Kosovës për ekstradimin e tij.
Shorti ka caktuar si gjyqtarë që do të shqyrtojë kërkesën në Gjykatën e Lartë Ilir Pandën teksa ende nuk është caktuar një datë dhe orar për seancën gjyqësore.
Kujtojmë se Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.
Ish-luftëtari i UÇK-së u përballë me akuzën se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, akuza të cilat ai i ka mohuar dhe mohoi gjatë procesit.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
Nga Bato Kosova
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Nga Demush Shasha
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Nga Azgan Haklaj
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Nga Veton Surroi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



