Protesta kombëtare për tragjedinë nga përplasja e trenave në Greqi! Kufizohen lëvizjet e mjeteve në doganën e Kakavijës, kush lejohet të kalojë kufirin!

Teksa Greqia përgatitet të mbajë nesër (28 shkurt) një prej protestave dhe grevave më të fuqishme të viteve të fundit, për tragjedinë e Tempit në 28 shkurt 2023, kur u përplasën dy trena dhe ku humbën jetën dhjetëra studentë, Policia e Kakavijës njofton se nesër nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.
“Policia Kufitare është njoftuar nga pala greke, se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore”, njofton policia.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



