Protesta për 7-vjeçaren, qytetarja nga Shkodra: Kësaj i thonë me të vra e mos me të lan me kja

8 Gusht 2022, 20:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Protesta për 7-vjeçaren, qytetarja nga Shkodra: Kësaj i

Ashtu siç dhe ishte paralajmëruar qytetarët janë mbledhur në protestë tek Ministria e Brendshme në vijim të protestës së mbajtur 2 ditë më parë.

Qytetarët u shprehën se kërkojnë dorëheqjen e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos. Sipas tyre ajo çfarë duhet të bëjë është të mbajnë përgjegjësi për ngjarjen.

Një protestuese u shpreh se po kërkojnë drejtësinë pasi shteti nuk e jep atë.

“Unë vij nga Shkodra. E ndjej përgjegjësi personale familjare si nënë e dy fëmijëve të isha sot këtu dhe të kërkoj shkarkimin e përgjegjësve të asaj që ndodhi me Jonadën. Drejtësinë e kërkojmë ne sepse shteti nuk jep drejtësi. Kumbaro dha shembull se si duhet të hidhen mbeturinat, po në rastin e Jonadës, Kumbaro a ke ndonjë shembull për të dhënë. Shembulli i parë që duhej të jepje është dorëheqja jote sepse ke dështuar me turizmin. Keni vrarë një vajzë 7 vjeçare. Çuçi dhe drejtori i policisë dolët dhe thatë se kemi sezon të sigurt turistik por dështuat. Nëse nuk menaxhoni vartësit tuaj si do të menaxhoni popullin. Ju duhet të jepni dorëheqjen. Ne do të vazhdojmë të vazhdojmë të drejtën. Ju me heshtjen tuaj e keni vrarë për herë të dytë vogëlushen. Presidenti sapo hyri në presidencë  filloi pushimet. Ne në Shkodër kemi një proverb që i shkon mirë kësaj ngjarje. Kësaj i thonë me të vra e mos me të lan me kja”, tha Llapaj.

 

Po ndodh...