Pse ka ardhur prokurorja belge në SPAK? Klodiana Lala: Shqiptarët filluan të lajnë hesapet atje…

7 Nëntor 2024, 22:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pse ka ardhur prokurorja belge në SPAK? Klodiana Lala: Shqiptarët

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv për vizitën e prokurores belge Ann Fransen në Tiranë, ku pati takim edhe me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Lala tha se Belgjika ka patur vitet e fundit agresivitet të madh të krimit të organizuar shqiptar ku ka patur shumë të vrarë shqiptarë.

Belgët dhe italianët janë shumë prezentë në SPAK. Antimafia italiane ka ngritur disa struktura të përbashkëta me SPAK, për luftën kundër trafikut të drogës.

Belgjika ka patur vitet e fundit agresivitet të madh të krimit të organizuar shqiptar. Ka patur shumë të vrarë shqiptarë.

Kanë patur aktivitet disa nga grupet më kriminale dhe gjakatare shqiptare atje dhe ne Britaninë e Madhe.

Duke patur numër kaq të lartë, është në interesin e autoriteteve belge. Shqiptarët kanë shkuar deri në larjen e hesapeve në vendin e tyre, është kthyer në problem. Vrasjet janë shtuar drastikisht.

Janë të interesuar dhe kanë shkëmbyer informacion në mënyrë të vazhdueshme. Vizita të tilla, do të jenë më të shpeshta sepse vetë ato vende kanë interes në luftën kundër këtyre grupeve”- tha Lala.

 

Po ndodh...

ide