Pse u vra i riu në Vlorë? Gazetari Artan Hoxha publikon videon e shpërthimit me tritol dhe zbardh skemën se si janë zhdukur 16 persona

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me ekzekutimin me snajper të të riut Gëzim Sinomati.
Ai ka zbuluar të shkuarën e ndërlikuar të fisit Sinomati, veçanërisht të babait dhe xhaxhait të tij të ndjerë.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Hoxha shkruan se kundërshtarët e të atit të Gëzimit, Sokol Sinomatit, i dërguan një mesazh kërcënues duke i vendosur një sasi të madhe eksplozivi në automjetin e familjes në 3 janar të vitit 2022.
Sipas tij, qëllimi i tyre ishte të jepnin një mesazh për familjarët e Sokol Sinomataj pasi Sinomati i njohur me nofën “Buzderri”, ndodhej i arrestuar në burgun e Brukselit në Belgjikë.
Hoxha tregon se deri në ngjarjen e mbrëmshme ka pasur tre të vrarë, ndërkohë nuk përfshihen në këtë bilanc një pjesë e 16 personave të zhdukur në vitin 2016.
“Ngjarja e fundit para se të ndodhte vrasja e mbrëmshme me snajper ndaj Gëzim Sinomatit, ka ndodhur më 3 janar 2022.
Kundërshtarët e Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzderri”, i dërguan një mesazh kërcënues duke i vendosur një sasi të madhe eksplozivi në automjetin e familjes. Ndërsa mbrëmë, ata mundën të ekzekutonin me snajper të birin e tij 22 vjeçar.
Mjetin që u hodh në erë mbrëmjen e 3 janarit 2022, të afërmit e Sokol Sinomatit, e përdornin kryesisht për të lëvizur nënën e tij në moshë të madhe.
Në momentin e shpërthimit mjeti ndodhej i parkuar jashtë garazhit të banesës pasi aty po bëheshin punime.
Për këtë shkak nuk ka pasur as njerëz në banesë.
Ndërkohë Sokol Sinomati ndodhej i arrestuar në burgun e Brukselit në Belgjike.
Automjeti i përkiste me letra, shtetasit Benard Sinomataj, vëllai i Sokol Sinomataj, një personazh që prej vitesh është jashtë shtetit por ndaj tij dhe grupit të tij ka pasur një seri ngjarjesh. Deri në ngjarjen e mbrëmshme ka pasur tre të vrarë, ndërkohë nuk përfshihen në këtë bilanc një pjesë e 16 personave të zhdukur në vitin 2016.
Vetë pjesëtarët e familjes kishin marrë masa kundrejt ngjarjeve të ndodhura në Vlorë. Meqë janë duke u bërë punime familjarët nuk kanë qenë aty dhe makina për këtë arsye është parkuar në pjesën e jashtme deri në përfundim të punimeve. Objektivi i shpërthimit nuk ka qenë ndonjë person konkret, por dhënia e një mesazhi për familjarët e Sokol Sinomataj.
Autorët e këtij sulmi me eksploziv nuk u zbuluan kurrë dhe tashmë pas dy vitesh kemi viktimën e radhës, vrasjen e djalit të Sokol Sinomatit, Gëzimit, i cili mbante emrin e xhaxhait të vrarë më 1997-ën”, shkruan Hoxha.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




