Zjarr në një banesë në Sarandë, raportohet për dëme materiale
8 Janar 2024, 18:42 / AKTUALITET

Një banesë është përfshirë nga flakët në Sarandë. Mësohet se zjarri ka rënë pak minuta më parë në kuzhinën e banesës së ndodhur në lagjen nr.4, në zonën e quajtur ish burgu në qytetin bregdetar.
Nga ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës u bë e mundur shuarja e zjarrit ndërsa raportohet për dëme materiale në kuzhinë, ndërkohë që zjarri është penguar të hyjë në dhomat e tjera.
Sipas burimeve, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në aspiratorin e sobës së gatimit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

