Vetëvrasja e 41-vjeçares/ Publikohet momenti kur Xhemal Loka dhunon bashkëshorten
8 Janar 2024, 18:03 / AKTUALITET

Pamjet që shihni më poshtë janë shkëputur nga një prej 3 videove që ka administruar me dyshimin se 41-vjeçarja, Bedrie Loka, që i dha fund jetës më 3 Janar, është dhunuar nga bashkëshorti i saj Xhemali.
I gjithë momenti është filmuar nga djali i vogël i çiftit, i cili ia kishte dërguar videon më pas motrës së tij të martuar.
Pamjet në video tregojnë kur autori kryesor i dyshuar për vdekjen e saj i ulëret me fjalë të rënda dhe e dhunon, në praninë e dikujt tjetër. Ajo mbrohet duke ngritur duart lart, ndërsa ulet në divan brenda banesës.
Prokuroria thotë se këto pamje provojnë se 45-vjeçari e ka dhunuar sistematikisht gruan e tij të ndjerë.
Në videon më poshtë të publikuar nga Top Channel, shikoni momentin e dhunës:
-
16-vjeçari rreh të dashurën dy vite më të vogël në Devoll
8 Janar, 16:48 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


