
Pse vendosi t’i bllokonte? Në shënjestër Parlamenti, SHISH-i dhe institucione të tjera, kush është 15-vjeçari që theu sigurinë e faqeve shtetërore

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth një 15-vjeçari, i cili sipas hetimeve të autoriteteve është përgjegjës për ndërhyrjen në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.
Mësohet se i mituri është me aftësi të veçanta, (Autik), sidhe i apasionuar pas teknologjisë, ndërsa nuk ka lidhje me veprimtari kriminale sipas asaj që kanë zbuluar hetimet.
Në “shënjestrën” e tij ishin faqja e Parlamentit, ajo e Shërbimit Informativ Shtetëror si edhe institucione të tjera. Ai tentonte të merrte aksesin në e-mailet e këtyre faqeve dhe më pas t’i bllokonte.
Si rezultat i veprimtarisë së tij, 15-vjeçari arriti të merrte aksesin e dy faqeve, por duke arritur që vetëm t’i bllokonte ato

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128