Rrëshqitja e dherave rrëzon shtyllat elektrike në Mirditë, kërkohet ndërhyrje urgjente

11 Janar 2026, 10:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rrëshqitja e dherave rrëzon shtyllat elektrike në Mirditë,

Reshjet e dendura të shiut dhe rrëshqitja e dherave ka shkaktuar probleme në zonën e Mirditës.

Sipas raportimeve, si pasojë e gërryerjes së tokës bujqësore në Zall-Donaj, janë rrëzuar shtyllat elektrike duke lënë pa energji 4 fshatra të zonës.

Mësohet se gërryerja po avancon dhe si pasojë është kërkuar ndërhyrje urgjente.

“Si pasojë e vazhdimit të gërryerjes së tokës bujqësore në Zall – Donaj nga Lumi Fan i Vogël, rreth orës 00:00 janë rrëzuar përsëri shtyllat elektrike të TM, të spostuara një ditë më parë nga OSHEE, pasi gërryerja ka avancuar duke kaluar vendin e spostimit, duke lënë pa energji fshatin Ndërfanë, Gëziq, Kalanjan, Cekaj. Avancimi i gërryerjes po shkon drejt rrugës së fshatit dhe banesave”,- njoftojnë autoritetet.

Po ndodh...