Rruga Burgajet–Derjan–Macukull prishet vetëm 8 muaj pas asfaltimit

6 Dhjetor 2025, 21:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rruga Burgajet–Derjan–Macukull prishet vetëm 8 muaj pas

Vetëm tetë muaj pasi përfundoi punimet, rruga Burgajet–Derjan–Macukull në bashkinë e Matit është dëmtuar dukshëm, duke ngritur dyshime mbi cilësinë e punimeve dhe mënyrën e përdorimit të fondeve publike.

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka publikuar pamje nga segmenti i dëmtuar, duke deklaruar se rruga është shembur në disa pjesë, ndonëse u përurua si një investim i përfunduar me fond prej 54 milionë lekësh me TVSH, financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Burgajet–Derjan–Macukull
A kemi të bëjmë me punime fiktive, apo me përdorim të fondeve publike për qëllime elektorale, duke krijuar fasadën e “punëve të bëra”?
Ndërkohë Bashkia Mat e shpall “premtim të mbajtur”.
Më 6 maj, Bashkia Mat njoftoi publikisht se segmenti Burgajet–Derjan–Macukull ishte asfaltuar dhe paraqitej si investim i përfunduar, “që transformon jetesën”.
Por sot kemi një video ku asfalti rezulton i çarë dhe i dëmtuar, jo në të njëjtin vend ku rruga u shemb gjatë reshjeve në fshatin Urxallë(Njësia Adm.Dërjan) , por dëmtim i ri.
Pra kemi një rrugë me disa dëmtime.
Kontrata e FSHZH-së prej 54.677,525 lekë me TVSH kishte afat përfundimi Prill 2025.
Jemi në Dhjetor 2025 .

Përse rruga paraqet dëmtime pas 8 muajsh pasi asfalti ka mbaruar ?
Pyetjet janë të qarta:
A e ka marrë Bashkia në dorëzim këtë segment?
Nëse po, me ç’standard është pranuar?
Si ka mundësi që një segment i dorëzuar si i përfunduar dhe i certifikuar nga institucionet dëmtohet sërish, vetëm pak muaj pas përfundimit?
Nëse jo:
Si justifikohet publikimi si “i përfunduar” i një investimi që ligjërisht nuk është marrë ende në dorëzim?
Kjo nuk shpjegohet as me reshje, as me klimë, as me “rreziqe natyrore”.
Kjo tregon probleme serioze me cilësinë, mbikëqyrjen dhe standardet e punimeve.
Thirrje për SPAK:
Hetim për dokumentacionin, dorëzimin dhe supervizimin e kësaj rruge.
Pse dëmtohet rruga kur kur ka vetem 8 muaj qe ka përfunduar ?
Partia Demokratike do të dorëzojë videot, provat dhe dokumentet në SPAK për një hetim të plotë.

Po ndodh...

ide