
Salmonelë në mishin e pulës, drejtori i AKU-së tregon çfarë ndodhi dhe si u zbulua

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Manush Kullolli, ishte i ftuar në “Opinion”, ku foli në lidhje me daljen në treg të 2.6 tonë mish pule me salmonelë në Shqipëri. Ai u justifikua , madje nuk dha asnjë shpjegim pse analizat dolën me vonesë dhe çfarë u bë me ngarkesën.
Më datë 11 Mars është bërë marrja e mostrës. Ai sqaroi se sipas ligjit sasisë që i është marrë mostra nga inspektorët bllokohet dhe qëndron në pikën e inspektimit kufitar dhe në rast se merret me kontroll rutinë sasia duhet të mbahet e bllokuar nga subjekti tregtar.
“Ligji ngarkon me përgjegjësi edhe operatorin e biznesit ushqimor”, tha Kullolli.
Kullolli tha se me daljen e raport-analizës nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, AKU ka marrë masën për të shkuar pranë subjektit për të kryer kontrollin e këtij subjekti.
“Nga ana e subjektit nuk është vënë në dispozicion asnjë dokument gjurmueshmërie që është shumë i rëndësishëm dhe operatori i biznesit ushqimor e ka detyrim, në bazë të VKM-së për gjurmimin deri në 3 vjet që të mbajë gjurmimin për çdo produkt. Gjurmimi do të thotë identifikim i produktit në çdo vend të territorit ku shkon”, tha Kullolli.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128