Itali/ E reja vritet me thikë në mes të rrugës, i dashuri i saj dyshohet si autor i krimit

31 Mars 2025, 22:42 / BOTA ALFA PRESS

Itali/ E reja vritet me thikë në mes të rrugës, i dashuri i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë 22-vjeçare është vrarë me thikë në mes të rrugës në Messina.

Mediat në Itali raportojnë se Sara Campanella, nga Palermo u godit me thikë në qafë nga një person, i cili më pas u largua. E reja, e cila ishte në vitin e tretë në universitet, u transferua në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autori është një bashkëmoshatar i 22-vjeçares, me të cilin kishte edhe një lidhje.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, ndërsa raportohet se viktima kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes.

Autori i vrasjes dyshohet se e ka ndjekur me një makinë të renë. Pasi arriti tek ajo, dyshohet se e goditi me thikë teksa ajo po ecte në trotuar.

Një kalimtar i rastit i cili ishte dëshmitar i skenës, i tërhequr edhe nga britmat e të resë, tentoi të ndiqte vrasësin, i cili u largua.