
"Kompanitë braziliane i pranojnë", ish-zv/ministri Zusi: Pse kompania nuk e ktheu mbrapsht konteinerin e mishit me salmonelë?

Alban Zusi, ish-zv.ministër i Bujqësisë, biznesmen dhe Presidenti i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi hyrjen në vend të një sasie të konsiderueshme mishi të infektuar me salmonelë. Ai u shpreh se në Shqipëri importohet mish vetëm nga dy kompani braziliane, të cilat kanë ekskluzivitet me kompanitë shqiptare, dhe njëra prej tyre është “Dimali”.
Sipas tij është fakt i njohur që kur ndodhin kontaminime me salmonelë, kompanitë braziliane menjëherë e kthejnë mbrapsht kontenierin, mjafton të dërgosh çertifikatën dhe të bësh një analizë në një laborator, por kjo nuk u bë nga kompania.
“Kompanitë shqiptare kanë ekskluzivitet në dy kompani të mëdha braziliane, të cilat kur shkojnë nëpër panairet ndërkombëtare, si ai i Frankfurtit, janë të pranishme me stenda shumë të mëdha, pesë herë deri në gjashtë herë më të mëdha sesa ato të bizneseve evropiane.
Kjo tregon se kanë një nivel jashtëzakonisht të lartë standardesh. Që në vitin 2007-2008, një ekip nga Ministria e Bujqësisë ka vizituar Brazilin për të bërë klasifikimin e stabilimenteve dhe është marrë vendimi që të blihet vetëm nga ato stabilimente të certifikuara nga Bashkimi Evropian ose Rusia.
Pas kësaj, Rusia u hoq dhe ngeli vetëm BE-ja. Sot, në Shqipëri importohet mish vetëm nga dy kompani braziliane, të cilat kanë ekskluzivitet me kompanitë shqiptare dhe njëra prej tyre është “Dimali”.
Këto kompani janë të certifikuara nga BE dhe eksportojnë një mijë kontenierë në ditë. Nuk ka mundësi që ato të prodhojnë një kontenier të kontaminuar për Shqipërinë.
Për më tepër, është fakt i njohur që kur ndodhin kontaminime me salmonelë, kompanitë braziliane menjëherë e kthejnë mbrapsht kontenierin, mjafton të dërgosh çertifikatën dhe të bësh një analizë në një laborator, zakonisht në Greqi.
Nuk e kuptoj arsyen subjektive të këtij subjekti, sepse mund të ketë pasur mosbashkëpunim, edhe pse vlerësoj atë biznes dhe e konsideroj si një biznes të mirë”- tha Zusi.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128