Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Analisti Martin Leka: Rama nuk humb sepse nuk fiton dot Berisha

31 Mars 2025, 22:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Analisti Martin Leka: Rama nuk humb

Analisti Martin Leka tha për ‘Real Story’ se Berisha i ka të humbura zgjedhjet. Për të, vendi ka nevojë për politikanë të rinj dhe jo për Berishën, as për Ramën. Sipas Lekës, Rama luan ‘All in’ sepse ka arritur maksimumin në politikë dhe se nuk ka as çfarë të fitojë, as çfarë të humbas.

“Është batutë, në realitetin ku jemi sot, nëse bën këtë pyetje, më duket shumë utopike sepse ne e dijmë dhe nga sondazhet dhe fryma që është e pamundur që Berisha të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Ne kemi shanse shumë të qarta të hyjmë në BE dhe fakti që vjen deklarata nga Marta Kos në një kohë është një medalion përpara zgjedhjeve për vetë Edi Ramën sepse në një situatë të tillë të gjithë janë fitimtar dhe të gjithë kanë kontributin e tyre.

Berisha ka të drejtë kur thotë se nuk e meritojmë integrimin sepse kemi 35 vjet që votojmë Berishën dhe të tjerë si ai edhe vetë Ramën kaq gjatë. Po t’i shtosh atij 35 vjet në politikë dhe pjesën si sekretar bëhen 55 vjet. Ne presim të vijë një politikan si Berisha në politikë. Mendoj që kemi nevojë për politikanë të rinj pa Berishën dhe pa Ramën. Rama luan ‘All in’ s’ka as çfarë të fitojë dhe të humbi sepse ka arritur maksimumin në politikë. Shpresa e vetme është te partitë e vogla që kanë dalë nga PD dhe janë kundër një lidershipi autokrat”, tha Martin Leka.