
12 vite në vendnumëro”, Basha: Rama është kënetë që s’lëviz, Shqipëria meriton më shumë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “360 gradë” në Abc Neës, duke folur për zgjedhjet e vitit 2021, tha se rezultati ishte mrekulli duke marrë parasysh Jurgis Çyrbet që ishin në të gjithë Shqipërinë dhe që shumë prej tyre SPAK i ka çuar në burg.
Ai gjithashtu e quajti rezultatin të suksesshëm duke marrë parasysh edhe makinacionet e Jozefina Topallit që paguhej nga Rama për t’i hequr vota PD-së, apo Ilir Meta i cili nuk u fut në koalicion sepse shpresonte pazarin me kryeministrin për të marrë mandatin e dytë si President.
Megjithatë, Basha tha se këneta më e madhe në Shqipëri është Edi Rama e cila ka 12 vite që nuk lëviz.
“Kam bërë mrekullira në 2021-in duke pasur parasysh Jurgis Çyrbet që nuk ishin vetëm në Durrës, por kudo në Shqipëri, tani i ka kapur SPAK dhe i ka treguar që vodhën vota, vodhën fitoren e demokratëve. Makinacionet e këtyre me Jozefinën me shokë që të gjithë dolën të paguar nga Edi Rama për t’u hequr vota demokratëve. Ilir Metën që nuk bëri koalicion sepse shpresonte pazarin me Edi Ramën për të marrë mandatin e dytë si President. E gjithë, se nuk është një kënetë, kollaj t’i thuash Sali Berishës kënetë sot. Këneta më e madhe në Shqipëri është Edi Rama 12 vite nuk lëviz” – u shpreh Basha.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128