Seanca e parë për Inceneratorin e Tiranës/ SPAK kërkon riçeljen e gjyqit për Lefter Kokën, mbrojtja kundërshton

4 Mars 2026, 12:18 / AKTUALITET ALFA PRESS
Seanca e parë për Inceneratorin e Tiranës/ SPAK kërkon

Zhvillohet seanca e parë në themel për inceneratorin e Tiranës në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.

Dritan Prençi: Në momentin kur është marrë vendimi nga GJKKO nuk kanë qenë këto rrethana të reja, që ne i mendojmë të tilla dhe duhet t’i vlerësojë tashmë ky kolegj. Kërkojmë përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor për të marrë disa prova sa i përket edhe ankimit që është bërë nga palët. Kjo edhe sa i përket Lefter Kokës ndaj të cilit është shuar masa e arrestit. Gjykata të vlerësojë provat që janë administruar në shkallë të parë.

Mbrojtja e Lefter Kokës: Kërkesa e SPAK për riçeljen e shqyrtimit gjyqësor është e pabazuar materialisht dhe proceduralisht. Lefter Koka është dënuar, nuk është shpallur i pafajshëm. Baza ligjore që SPAK kërkon për marrjen e një prove të re nuk është e drejtë për të mbështetur ankimin. Koka është gjykuar dhe hetuar për inceneratorin e Tiranës me masë “arrest në burg”, dhe në 16 prill 2025 është deklaruar fajtor që përkon dënimi me kohën kur ai ka qenë në paraburgim dhe gjykata shoi masën e sigurisë ndaj tij sepse përkonte me kohën kur ai ka qëndruar në paraburgim. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës së prokurorit.

Trupa gjykuese: Ilirjana Olldashi relatore, anëtarë Nertina Kosova dhe Daniela Shirka.

Po ndodh...

ide