Sekuestrimi i pronave me vlerë miliona euro/ Një hungareze në transfertat me armikun e Ervis Martinaj

Në 8 tetor të vitit 2022, një operacion policor që vuri në pranga shtetasin Fatjon Murati bëri mjaft bujë. Ai ishte shpallur në kërkim si i lidhur me një arsenal armësh që u bllokuan në një operacion policor. Në momentin e arrestimit, ai udhëtonte me mjet të blinduar me shtetasit Gentian Ruçi dhe Endrit Dokle. Ky i fundit, sot është në kërkim nën dyshimet se lidhi aleanca me Bandën e Niklës për vrasjen e ish deputetit Arben Ndoka.
Arrestimi i mikut të Dokles, Fatjon Murati, nxorri në pah një hetim që ndoshta do të ishte harruar nëse ai nuk ndalohej për dosjen e armëve. Prej vitit 2018, Murati ishte në hetim pasuror. Veprimet hetimore u zgjatën plot 4 vite, një zvarritje e pajustifikuar kur procedimi regjistrohet me emër. Disa ditë pas arrestimit, në 14 tetor 2022, Gjykata vendosi sekuestron e pasurive me vlerë 5 milionë euro. Mes pronave të sekuestruara ishin një pallat 8-katësh, apartament, dyqan, njësi tregtare dhe 3 biznese.
Sot e kësaj dite, kjo dosje nuk është konkluduar pasi çështja është ende nën hetim. Ajo që bën përshtypje është pikërisht fakti se hetimi pasuror mori drejtim vetëm kur personi u vu në pranga, pasi për disa vite ishte lënë në heshtje.
Dosja ndaj Muratit nxori në pah bashkëpunëtorët e huaj. Veç veprave të shumta për të cilat dyshohej në atdhe, ai njihej si pjesëtar i një grupi kriminal në Itali. Grupi u godit pas një operacioni të policisë italiane në 26 Prill të vitit 2016. Mes 7 shtetasve, binte në sy edhe emri i një vajze hungareze të quajtur Suzana Vajda. Prokuroria ka analizuar me detaje transaksionet e anëtarëve të grupit. Mes transfertave në shuma të vogla përmes agjencive, rezultojnë veprime nga shtetasja hungareze dhe shtetas të tjerë italianë.
“Nga verifikimet financiare që janë bërë nga shërbimet policore paraprakisht për shtetasit e sipërpërmendur rezulton se në emër të tyre dhe familjarëve të tyre ka pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, origjina, burimi i krijimit të të cilave nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të krijuara prej tyre”.
“Kemi sot investitorë të huaj që vijnë, nuk u dihet burimet e financimit, janë hiç gjë në vende origjinës por vijnë si emisarë të krimit e investojnë”-, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Kramuço.
Këto që shihni janë transaksionet e shumta që kryhen në vlera të vogla mes personave të grupit kriminal me shtetas të huaj dhe shqiptarë. Mes emrave, bie në sy një tjetër personazh mjaft i njohur i botës së krimit, shtetasi Gentian Doda.
“Një shtetas me gjeneralitet Gentian Doda është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës më datë 16.07.2012, i akuzuar për vrasje të dyfishtë në 1997”.
Ky shtetas, dyshohet se kishte korruptuar ish-gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri. Këtij të fundit, iu gjetën mbi 30 milionë lekë të reja në banesë. Dyshohet se shuma ishte ryshfet për zbutjen e akuzave ndaj shtetasit Gentian Doda, për vrasjen e dyfishtë që kishte kryer në vitin 1997, nga vrasje, në plagosje e rëndë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


