Sekuestrohen mbi 11 mijë euro në Kakavijë

30 Mars 2024, 16:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sekuestrohen mbi 11 mijë euro në Kakavijë

Një shumë prej 11 mijë eurosh të padeklaruara janë sekuestruar në Kakavijë, këtë të shtunë.

Policia bën me dije se shuma e parave i përkiste një 53-vjeçari, i cili u procedua penalisht pasi nuk i kishte deklaruar.

Procedimi ka nisur për shtetasin me iniciale J. Ç., banues në Patos.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi J. Ç., të cilit në çantë i janë gjetur 11 110 euro.

Shuma e parave e padeklaruar nga ky shtetas u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 53 vjeç, banues në Patos”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128