Sherr në një lavazh, 4 persona bëjnë për spital 30-vjeçarin në Korçë

22 Mars 2024, 16:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherr në një lavazh, 4 persona bëjnë për spital
Një sherr me sende të forta është regjistruar mesditën e kësaj të premte në ambientet e një lavazhi në lagjen nr. 16 të qytetit të Korçës.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasit me iniciale S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Katër autorit janë larguar nga vendi i ngjarjes pas sherrit dhe shërbimet e Policisë të qyteit juglindor po punojnë për kapjen e tyre.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14 shkurt, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128