Sherri masiv në Sarandë, të përfshirë efektivë policie! Gjykata lë në burg të akuzuarit

7 Shkurt 2025, 14:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherri masiv në Sarandë, të përfshirë efektivë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka regjistruar procedimin penal të vitit 2025, lidhur me ngjarjen e ndodhur në datën 02.01.2025, ku Salla e Komandimit dhe Drejtimit në Komisariatin e Policisë Sarandë , ka njoftuar se në fshatin Gjashtë, Sarandë, në afërsi të “Restorant Miri”, kishte ndodhur një sherr masiv. Të dyshuar janë shtetasit me iniciale A. S, I. S, E. S, M. S, K. Xh, B. C, K. S dhe  Sh. S.

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj:

Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal “ndalimin e daljes jashtë shteti” dhe “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin datë 05.01.2025, ka vendosur:

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personat nën hetim me iniciale A. S, I. S, E. S, M. S, K. Xh, B. C, Sh. S dhe K. S, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë dhe hetimin në gjendje të lirë.

Në përfundim të gjykimit, më datë 06.02.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Diamela Goxha vendosi:

-personit nën hetim me iniciale S, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 76 e 22 të K. Penal.
-personit nën hetim me iniciale S, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 88 dhe 248 të K. Penal.

-personit nën hetim me iniciale  S, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.
-personave nën hetim me iniciale  S, K. Xh, B. C, K. S dhe Sh. S,  të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të parashikuar nga neni 89 dhe 84 të K. Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin datë 05.01.2025, ka vendosur:

-Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Sarandë.
-Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personave nën hetim S, I. S, E. S, M. S, K. Xh, B. C, K. S dhe  Sh. S
-Caktimin si masës sigurimi personal me karakter shtrëngues ndaj personave nën hetim S dhe I. S, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga nenet 238 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale.
-Caktimin si masës sigurimi personal me karakter shtrëngues ndaj personave nën hetim S, M. S, K. Xh, B. C, K. S dhe  Sh. S atë të “ndalimi i daljes jashtë shteti”  dhe “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale.
-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personat nën hetim me iniciale A. S, I. S, E. S, M. S, K. Xh, B. C, Sh. S dhe K. S, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë dhe hetimin në gjendje të lirë.

Në përfundim të gjykimit, më datë 06.02.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Diamela Goxha vendosi:

Miratimin e vendimit datë 05.01.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128