Shitën 200 mijë euro flori fallso, arrestohen dy italianë në Elbasan
Dy italianë, njeri nga Napoli dhe tjetri nga Milano mbi 60 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë mashtruar duke i shitur argjendarëve në Tiranë dhe në Podgoricë, flori falso në formë kokrrizash me vlerë 200 mijë euro.
Personat në fjalë e nisën këtë aktivitet në qershor, ndërsa në gusht ata u kthyen përsëri për të mashtruar, këtë radhë në Elbasan.
Policia e Elbasanit, pasi ka marrë njoftimin, ka organizuar operacionin “Fake Gold” dhe i ka vënë prangat, Fortunato Maddaloni dhe Riccardi Gennario, që kishin sjellë për të shitur ar të përzier me metale të tjera.
Ndërkohë Hetuesit e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Elbasani organizuan operacionin policor të koduar "Fake Gold" dhe i arrestuan në flagrancë, Maddaloni, 67 vjeç, banues në Napoli të Italisë dhe Gennario, 76 vjeç, banues në Milano, Itali.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
