Shkoi për të grabitur shtëpinë, shqiptari tenton të përdhunojë të renë dhe e plagos me thikë

24 Shkurt 2024, 18:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkoi për të grabitur shtëpinë, shqiptari tenton të
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Keratsini të Greqisë ku një 30-vjeçar shqiptar ka hyrë në një shtëpi për të vjedhur dhe ka tentuar të përdhunojë 28-vjeçaren që banonte aty.

Në fund të janarit, i riu hyri në një shtëpi në rrugën Feron në Keratsini dhe kur pa bullgaren duke fjetur në banesën e saj tentoi ta përdhunonte.

28-vjeçarja ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshja me 30-vjeçarin, i cili më parë ishte dënuar më parë për tentativë përdhunimi. Më pas shqiptari ka tentuar ta dhunojë nën kërcënimin e thikës dhe ajo ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit.

Pas një ore, 28-vjeçarja ka arritur që të largojë shqiptarin dhe të kërkojë ndihmë. Ajo ka denoncuar ngjarjen në polici ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë në fytyrë dhe në duar.

Efektivët e policisë ditën e djeshme kanë rënë në gjurmët e shqiptari, i cili është arrestuar.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128