Shoferi ‘fluturon’ me shpejtësi 244 km/h në Bypass-in e Fierit! Policia shton kontrollet në aksin Levan-Tepelenë

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në të gjithë vendin, për të ndaluar shoferët që shkelin rregullat e Kodit Rrugor, duke u kthyer në rrezik për jetën e tyre dhe të të tjerëve. Kështu përgjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët automatikë të Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë monitoruar qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Gjatë kontrolleve në Bypass-in e Fierit është konstatuar një automjet me shpejtësi deri në 244 km/h ndërkohë që në aksin rrugor Levan –Tepelenë janë ndaluar disa automjeteve me shpejtësi nga 141 km/h deri në 176 km/h.
Policia ka pezulluar 78 patenta për një periudhë kohore nga 4 deri në 18 muaj ndërsa janë vendosur 112 gjoba në vetëm pak orë.
Njoftimi i plotë i policisë
Vijon monitorimi i pandërprerë i qarkullimit rrugor, duke përdorur makinën inteligjente dhe mjetet e tjera të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave.
Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët automatikë të Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë monitoruar qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Në Bypass-in e Fierit -> Shpejtësi nga 191 km/h deri në 244 km/h;
Në aksin rrugor Levan –Tepelenë -> Shpejtësi nga 141 km/h deri në 176 km/h
78 leje drejtimi të pezulluara, për periudha nga 4 deri në 18 muaj, masa administrative nga 15.000 deri në 90.000 lekë të rinj, si dhe zbritje pikësh nga leja e drejtimit nga 10 deri në 13 pikë.
112 masa administrative u vendosën ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët makina inteligjente i skanoi gjatë punës së saj, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Masa administrative për:
45 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdornin edhe aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit;
41 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, si dhe
30 drejtues mjetesh që u ndëshkuan për të trija shkeljet së bashku, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve kanë variuar deri në 90.000 lekë te rinj.
Nisur nga shpejtësitë tejet të mëdha të evidentuara që janë rrezik potencial për jetën e drejtuesve të mjeteve, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës, Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet akoma më shumë, duke gjetur forma sa më efikase me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe jo shtimin e numrit të masave administrative.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi puna e Policisë në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Të gjitha akset rrugore monitorohen me makinën inteligjente dhe me flotën e pajisjeve të reja të Policisë Rrugore , me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë.
Kthehu i sigurtë në shtëpi, respekto rregullat e qarkullimit rrugor!
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
