Duhet të jesh i majtë, i djathtë, musliman apo i krishterë për të kuptuar dhe vuajtur kapjen e Shqipërisë nga Kasta Rama-Berisha?!
Protesta qytetare, më e madhja ndonjëherë, të paktën që nga 90-a, ka bashkuar shumë shqiptarë me përkatësi të ndryshme politike, me bindje të ndryshme ideologjike, me besime të ndryshme fetare por, me halle të përbashkëta që shkojnë përtej këtyre.
Pavarësisht bindjes politike, qoftë edhe përkatësisë politike, ata që mbushin sheshin kanë një hall të përbashkët, asfiksimin e demokracisë, kapjen e saj për fyti nga dy parti politike postkomuniste liderët e të cilave kanë rënë dakord të ndajnë mes tyre pozitën dhe opozitën dhe të ndajnë edhe tenderat e me rradhë. Këto dy parti, pronë private e dy liderve, edhe pse aktrojnë nëpër sheshe, parlament e studio televizive, merren kollaj vesh për ligjin zgjedhor që i mban të vetme në politikë pa lejuar askënd tjetër të afirmohet. Këto dy parti private të dy liderave, mbajnë njëra-tjetrën duke shkatërruar çdo zë kundër tyre prej 35 vitesh. E mbajnë njëri-tjetrin edhe me tendera e leje kullash. Duhet të jesh i majtë apo i djathtë për ta vuajtur këtë? Duhet të jesh musliman apo i krishterë për ta vuajtur këtë? Duhet të jesh marksist, liberal apo konservator për ta vuajtur këtë?!
Ata që mbushin sheshin kanë kuptuar se ky vend, përditë e më shumë, po bëhet i huaj. Sepse establishmenti nuk është vetëm politik. Është ekonomik dhe mediatik, janë oligarkët dhe mediat pjesë. Shqiptarëve u është rrëmbyer prona dhe përditë u rrëmbehet nga oligarkë që janë kthyer në pronarë të Shqipërisë. Shqiptarëve u është hequr mundësia, sepse nuk ekziston konkurenca e lirë dhe e ndershme se për suport nuk bëhet fjalë. Çdo gjë kalon nga ata, të mëdhenjtë e ekonomisë me mbështetjen e të mëdhenjve të politikës. Shqiptarit të zakonshëm i mbetët të emigrojë. Duhet të jesh i majtë apo i djathtë për ta vuajtur këtë? Duhet të jesh musliman apo i krishterë për ta vuajtur këtë? Duhet të jesh marksist, liberal apo konservator për ta vuajtur këtë?
Shqiptarët përditë përballen me pasojat e sa më sipër, me korrupsionin, me mungesën e zbatimit të ligjit, me padrejtësinë, me mungesën e sigurisë ekonomike por edhe sigurisë fizike, me mungesën e rregullit, me mungesën e shërbimit shëndetsor, me sistemin arsimor të shkatërruar, me rrugët me gropa, me… pa fund halle. Duhet të jesh i majtë apo i djathtë për ta vuajtur këtë? Duhet të jesh musliman apo i krishterë për ta vuajtur këtë? Duhet të jesh marksist, liberal apo konservator për ta vuajtur këtë?
Pse habiteni atëherë me protestën?! Aty janë të gjithë shqiptarë me halle të përbashkëta.
Prandaj, pavarësisht kush i lexoi ato 5 pika, ishte i majtë, i qendrës apo i djathtë, ishte musliman, katolik apo ortodoks, ishte gegë apo toskë, ishte nga jugu, Shqipëria e mesme apo veriu, kishte dakordësinë e të gjithëve që në protestë kanë dalë pa pishman.
Kush është me pishmanin e partisë apo të liderit, duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe të durojë. Nuk mund të duash edhe Ramën edhe drejtësinë, konkurencën e lirë dhe të ndershme, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtës së pronës, sistemin shëndetsor dhe arsimor të zhvilluar, rrugët e shtruara, sigurinë fizike dhe ekonomike. Nuk mund të duash edhe Berishën edhe rrëzimin e Ramës, sepse ai shesh po e bërtet çdo ditë “Rama në burg, Berisha në burg”, ai shesh është plot sepse ndjejnë se i ka ardhur fundi tranzicionit, fakepluralizmit dhe fakedemokracisë, sheshi është plot sepse e ka kuptuar marrëveshjen e shëmtuar të pozitës dhe opozitës nëpërmjet liderve pengmarrës të tyre dhe i do të gjithë jashtë drejtimit të vendit të tyre.
Sheshi nuk po kërkon rotacion politik, po kërkon SHQIPËRI TË RE.
U bëftë!
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128